U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

U konfliktua me fqinjin dhe i vuri flakën tokës me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë

Një 43-vjeçar nga fshati Drashovicë është vënë në pranga nga Policia e Selenicës, si autor i dyshuar i një zjarrvënieje të qëllimshme, e cila ka rrezikuar banesat dhe bagëtitë e një bashkëfshatari. Njoftimi i Policisë:  Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij në fshatin Drashovicë, si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe me ullinj dhe u rrezikuan bagëti të imta, vihet në pranga 43-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin: E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se...