Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Netflix përdor për herë të parë Inteligjencën Artificiale në një serial: “10 herë më shpejt dhe më lirë”
Netflix ka bërë një hap historik në industrinë e argëtimit, duke përdorur për herë të parë efekte vizuale të krijuara nga Inteligjenca Artificiale gjenerative (AI) në një nga prodhimet e tij origjinale. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos, bëri të ditur se teknologjia u aplikua për një skenë rrëzimi ndërtesash në serialin fantastiko-shkencor argjentinas The Eternauts. Sipas tij, përdorimi i AI-së uli ndjeshëm kohën dhe shpenzimet e prodhimit:skena u realizua 10 herë më shpejt dhe me kosto shumë më të ulët krahasuar me metodat tradicionale. “Kostoja për atë skenë do të kishte qenë e papërballueshme për një serial me atë buxhet. Kjo është pamja e parë përfundimtare me AI gjenerative që shfaqet ndonjëherë në një prodhim origjinal të Netflix,” – deklaroi Sarandos, duke shtuar se...