Nga Toka në hapësirë! Panelet diellore të NASA-s mund të sigurojnë energji të qëndrueshme për të gjithë Europën deri në mes të shekullit

Nga Toka në hapësirë! Panelet diellore të NASA-s mund të sigurojnë energji të qëndrueshme për të gjithë Europën deri në mes të shekullit

Një studim i udhëhequr nga King’s College London zbuloi se panelet diellore të vendosura në hapësirë mund të reduktojnë nevojën e Evropës për energji të rinovueshme tokësore deri në 80% dhe të ulin kostot e sistemit energjetik me deri në 15%. Përdorimi i këtyre paneleve, sipas një modeli të detajuar kompjuterik që përfshin 33 vende evropiane, gjithashtu mund të zvogëlojë përdorimin e baterive me më shumë se dy të tretat. Panelet hapësinore përdorin dizajnin heliostat të NASA-s, ku pasqyra të ngjashme me ato diellore mbledhin rrezet e diellit në orbitë dhe i transmetojnë ato në Tokë, ku konvertohen në energji elektrike për rrjetin energjetik. Dr. Wei He, autori kryesor i studimit, paralajmëroi se sfidat e hapësirës, si grumbullimi i satelitëve apo dëmtimet nga mbeturinat kozmike,...