Princi William përgatitet të zhvendoset në Forest Lodge, britanikët të shqetësuar për të ardhmen e Pallatit Buckingham

Princi William përgatitet të zhvendoset në Forest Lodge, britanikët të shqetësuar për të ardhmen e Pallatit Buckingham

Trashëgimtari i fronit britanik dhe familja e tij do të zhvendosen në një pronë të re në zonën e Windsor, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Pallatit Buckingham, i cili u rinovua së fundmi. Sipas tabloidit The Sun, çifti princëror dhe tre fëmijët e tyre e kanë gjetur Forest Lodge, një rezidencë me tetë dhoma në Windsor, në perëndim të Londrës, “shtëpinë e tyre të përjetshme”. Pallati Kensington, i cili merret me komunikimet e William dhe Kate, konfirmoi për AFP se familja do të zhvendoset “më vonë këtë vit”. Ai tashmë jetonte në pronën mbretërore, në një rezidencë më të vogël. Nëse mbreti i ardhshëm dhe familja e tij do të vendoseshin përgjithmonë në Windsor, Pallati Buckingham, në Londrën qendrore, do të...