Droga në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari. Çfarë deklaroi në gjykatë

Droga në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari. Çfarë deklaroi në gjykatë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 61-vjeçarin Shkëlqim Krrashi, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Shape” me një sasi të konsiderueshme droge dhe armë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ku Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur në një automjet në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa shtoi se arma e gjahut që iu gjet ishte me leje. Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata vendosi që i dyshuari të vijojë të mbahet i izoluar. Gjatë operacionit, policia sekuestrua 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu. Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e drogës së gjetur kap vlerën e rreth 500 mijë eurove në...