Mos e humbisni – Ulsi Manja zbulon sekretin e karrierës: Gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit, e kam nga eksperienca

Mos e humbisni – Ulsi Manja zbulon sekretin e karrierës: Gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit, e kam nga eksperienca

Në një moment të rrallë “sinqeriteti”, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka rrëfyer para publikut formulën magjike të suksesit të tij politik: gënjeshtra. Në një video që po qarkullon masivisht, Manja thotë: “Kur gënjen një herë, dy herë, tre herë… gënjeshtra bëhet pjesë e karakterit. E kam nga eksperienca.” Ky zbulim, që do ta bënte krenar çdo manual propagande, është pritur me duartrokitje ironike në rrjet. Disa e quajtën “lapsus”, ndërsa të tjerë e përshkruan si “autobiografinë më të shkurtër në historinë e politikës shqiptare”. Me këtë deklaratë, Manja duket se ka thyer një tabu: politikanët zakonisht gënjejnë për të fshehur gënjeshtrën, ndërsa ai zgjodhi të thotë të vërtetën… për gënjeshtrën. Në fund, shqiptarët mbeten të qartë për një gjë, ministri që shpesh ngatërrohet me...