Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dyshon tek qëllimet e Putinit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë dyshon tek qëllimet e Putinit

Përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore në Ukrainë po shtohen, por ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul është skeptik. Në intervisët me DW ai flet edhe për takimin Putin-Zelenski. DW: Ndërsa Perëndimi kërkon një zgjidhje paqësore për Ukrainën, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul është në turneun e tij të parë zyrtar në Azi. Pas Japonisë, ai shkoi në Indonezi, ku biseduam me të. Ministër, a është bërë Ukraina, a është bërë Europa, një vend më i sigurt në ditët e fundit? Johan Wadephul: Ka shumë mundësi që ky të jetë një hap drejt sigurisë dhe paqes. Në fund të fundit, presidenti amerikan ka qenë shumë i përkushtuar ndaj kësaj, aq sa tani edhe presidenti rus po e shqyrton që të ndalë me shkëmbimin e zjarrit, luftimet dhe sulmet kundër...