Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Sekreti i pacientëve”/ Gjobë e majme për “Dental Turk”. Akuza për konflikt interesi edhe për Besnik Dervishin
Nëse do të shkoni tek klinika “Dental Turk” në Tiranë për shërbime stomatologjike, duhet të mbani në vëmendje se të dhënat tuaja personale dhe sensitive nuk janë aspak të sigurta. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka zbuluar se klinika me aktivitet shumë-vjeçar në kryeqytet ka problem të theksuar me respektimin e një nga parimeve kryesore të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, atë për “ruajtjen e sekretit”. Kodi, i cili është një lloj “Bible” dhe “Kurani” për mjekët në të gjithë botën, thotë se “Të dhënat që mjeku mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional…”. Por, në “Dental Turk” ky parim universal, thjesht, është injoruar. Të paktën, këtë thotë Komisioneri Shtetëror për...