Berisha: Shima u rrëmbye sepse dinte shumë gjëra, është në një vorbull interesash mafioze

Sali Berish dhe Daniel Shima

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka komentuar rastin e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili një ditë më parë humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë. Berisha pretendon se Shima është një person që “dinte shumë gjëra” dhe ndodhej në qendër të ndërthurjes së interesave mafioze. 
Sali Berisha: Dje pasdite, Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, e tëra u përpi nga lajmi se ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ish-zyrtari i lartë i kërcënuar egërsisht nga Edi Rama sipas ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmertaj, për shkak të tenderëve familjare, personi, i cili u shkarkua si zëvendësdrejtor i përgjithshëm me datën 19 mars të vitit 2024, pasi famozja Mirlinda Karçanaj kaloi një sesion shumë të zgjatur pyetjesh në SPAK. Dhe po atë ditë, pas atij sesioni, sikur të merrte urdhër nga SPAK, ajo e shkarkoi në vend pa dhënë asnjë motiv. Ky është Shima, i cili është në një vorbull ndërthurjesh, interesash ndër më mafioze.Ju e dini se AKSHI është quajtur sipërmarrja private e Edi Ramës. Ju, shqiptarët e dinë, se regjistrime ambientale, çka do të thotë regjistrime në tavoline, të një bisede të Gerond Meçes, njeriut që ka fituar 46 milionë euro tendera, me të famshmen kompani ABS, tendera sekrete, tendera pa garë, dhe janë vërtetuar 800 transaksione nga Thesari i Shtetit, në një bisedë me një person tjetër në një mjedis, personi tjetër i kërkon Gerond Meçes mbështetje për ët fituar tendera në AKSH, ku aty përflitet se tenderat i përcakton baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, Armand Fangu, madje thuhet se vetë Linda ka bërë takime me prokurorin Mara që po hetonte dosje të Armand Fangut. Pra, Shima ishte një person në qendër të ciklonit. Ishte personi që dinte çdo gjë për Fangun, për Meçen, por dinte gjithçka tjetër edhe për dy zonjat aty, njëra është famozja Mirlinda, kurse tjetra është fiks motra e Ergys Agasit, e këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Ballkanit.Ajo është drejtoresha juridike e AKSHI-t.