Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘Palace of Youth’ vjen me premierë në Kino Armata më 24 gusht
Kino Armata këtë javë sjell premierë në Prishtinë filmin “Palace of Youth” nga Maddie Gwinn. Projekti “Palace of Youth” është realizuar ndër vite duke sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative. Filmi i regjisores Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç. “Vendet shfaqen dhe zhduken — ne mund të kishim qenë thjesht një prej tyre. E zënë midis dukshmërisë dhe errësirës, skena muzikore underground e Kosovës është zëri i një brezi të pasluftës që përballet me izolimin në një komb gjysmë të njohur”, thuhet në sinopsisin e filmit. -Maddie Gwinn është regjisore...