Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar për gjendjen e rëndë shëndetësore të aktorit dhe regjisorit të njohur.
Vajza e aktorit, në një postim në Faceboo, ka shprehur kritika ndaj Teatrit Kombëtar i cili nuk ka reaguar lidhur me gjendjen e aktorit.
Ajo shprehet se teatri nuk i ka kushtuar as dy rreshta tekst, shkruan vajza e artistit të madh shqiptar.
“Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim! Rea Shundi”, ka shkruar ajo.
Ndërsa po përballet me sëmundjen e rëndë, aktori ndodhet në një spital në Francë për kurim të specializuar.
Familjarët pranuan më parë se kurimi në Francë ka kosto të larta dhe nuk po e përballojnë dot financiarisht. Ata kanë hapur një llogari në “Gofoundme” me qëllim mbledhjen e shumës së parave që duhet për mjekim.
