Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Kryeministri ndan pamjet: Drejt përfundimit spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare në QSUT
                            Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga QSUT, ku po punohet për ndërtimin e spitalin e ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare. Rama shkruan se ky spital është një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor, teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga spitali i ri. “QSUT, ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shprehet Rama.