Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër
Në fshatrat e Maqellarës në Dibër, kishat e periudhës bizantine kanë mbijetuar falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke trashëguar si vlerë bashkëjetesën fetare. Nga Sami Curri, BIRN Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla. Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, por edhe si dëshmi e bashkëjetesës fetare mes banorëve të zonës. Herbeli dhe Kërçishti i Epërm janë dy fshatra të Dibrës që ende ruajnë kishat e periudhës bizantine, ndonëse në fshat kanë mbetur vetëm dy familjet e fundit ortodokse nga shtatëdhjetë...