‘Politikani më i korruptuar në Europë’/ Artisti: Rama do të fshehë më mirë korrupsionin me anë të inteligjencës artificiale, ideja më e rrezikshme…

‘Politikani më i korruptuar në Europë’/ Artisti: Rama do të fshehë më mirë korrupsionin me anë të inteligjencës artificiale, ideja më e rrezikshme…

Sirio Berati, artisti digjital shqiptar, ka nxjerrë në pah një paralajmërim alarmant mbi qeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe planet e tij për të përdorur inteligjencën artificiale në vend të institucioneve shtetërore. Në një video virale në rrjetet e tij, Berati tha se “nëse një qeveri e korruptuar ndërton AI, edhe AI bëhet e korruptuar”, duke e krahasuar qeverisjen e Ramës me një sistem që mund të amplifikojë autoritarizmin dhe manipulimin. Berati e cilëson Ramën si një nga politikanët më të korruptuar në Evropë, të akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në 2017, 2019 dhe 2025. Emri i tij është përfshirë edhe në skandale ndërkombëtare si çështja McGonigal e FBI-së, ndërsa lidhjet e familjarëve të tij me trafikun e drogës heqin çdo dyshim mbi nivelin e thellë...