35 mijë euro ilaçe kontrabandë, në pranga administratori i farmaci “TATA” në Tiranë

medikamentet e sekuestruara

TIRANË-Administratori i farmaci “TATA” në Tiranë, Albi Hadroviq është vendosur në pranga ndërsa shitësja A. M., 33 vjeçe është vënë nën hetim pasi tregtonin ilaçe kontrabandë. Farmacia ndodhet në bulevardin Zogu i Parë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar Policia gjeti ilaçe kontrabandë me vlerë 35 mijë euro.
Njoftimi i policisë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”.
Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë.
Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë administratori nuk kishte deklaruar tek autoritetet as punësimin e shitëses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI