VIDEO/ Drejtoresha e Tatimeve në Korçë shkel ligjin, del në fushatën elektorale të PS

Ashtu siç ka ndodhur gjatë zgjedhjeve nën qeverisjen e Edi Ramës edhe në këto zgjedhje drejtorët në Tiranë dhe në qarqe i janë bashkuar në mënyrë të paligjshme fushatës elektorale.

Kështu ka ndodhur edhe në Korçë, ku drejtoresha e Tatimeve i është bashkuar fushatës.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e SYRI-t, drejtoresha Rajonale e Tatimeve Korçë, Daniela Liço ka dalë hapur në fushatë, duke shkuar nëpër biznese së bashku me kandidaten e PS, Besa Spaho (ish punonjëse në ALUIZNI kjo, vartëse e Artan Lames).

Dhe gjatë këtyre takimeve, Liço nën autoritetin e drejtoreshës së tatimeve ushtron presion ndaj bizneseve që në këmbim të lehtësirave të votojnë për PS-në dhe kandidatët e saj.