VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

VIDEO/ Bardhi akuza për farsë elektorale, i përgjigjet Zegjine Çaushi: Le nam, nuk njeh as komisionerët e PD

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi i është përgjigjur sërish kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e akuzuar se nuk njeh anëtarët e PD. Çaushi i referohet një prej publikimeve të bëra nga Bardhi në rrjetet sociale, ku ky i fundit pretendon për deformim të procesit zgjedhor nga ana e socialistëve në një prej qendrave të votimit në qarkun e Fierit. Çaushi i drejtohet Bardhit duke i thënë se po vijon të ‘gabojë e të turpërohet’, ndërsa i ‘vjen në ndihmë’ duke ‘identifikuar’ ata që shfaqen në videon e publikuar nga kreu i grupit parlamentar demokrat. “O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e...