Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Play Off i Champions League/ Shaqiri shënon për Baselin, Bodo Glimt dhuron spektakël
Sot u zhvillua raundi i parë i ndeshjeve të mbetura për kualifikimin në Champions League. Pas katër sfidave të luajtura dje, edhe katër takime të tjera u mbyllën sonte, duke dhuruar emocione të ndryshme. Në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, Fenerbahçe e drejtuar nga José Mourinho nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Benficës në Stamboll. Sfida përfundoi 0-0 dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Portugali. Barazim pa gola u regjistrua edhe në Skoci, ku Celtic nuk shkoi më shumë se një 0-0 kundër kazakëve të Kairat Almaty. Spektakël i vërtetë në Norvegji, ku Bodo/Glimt shkatërroi 5-0 austriakët e Sturm Graz, duke hedhur një hap gjigant drejt fazës tjetër. Ndërkohë, në Zvicër, dueli mes Basel dhe Copenhagen përfundoi në barazim...