Plagosja në Hamallaj/ Autori iku me‘Toyota Yaris’ arrestohet pas disa orësh! Shoqërohet në spital me polici

Plagosja në Hamallaj/ Autori iku me‘Toyota Yaris’ arrestohet pas disa orësh! Shoqërohet në spital me polici

Arrestohet autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit. 44 vjeçari Altin Lekgegaj u arrestua disa orë pas plagosjes së ndodhur rreth orës 16:40. Mësohet se autori u soll me ambulancë dhe i shoqëruar nga policia në spital. Altin Lekgegaj ka qëlluar 2 herë me pistoletë ndaj 28-vjeçari Liridon Rada, i cili mësohet se ka marrë plagë rënda në shpatull dhe brinjë. Fillimisht Lekgegaj dhe Rada janë konfliktuar verbalisht për parkimin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës. Autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet ‘Toyota Yaris’ për tu arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme. I riu 28 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.