Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik
Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku priti në takim Arbenin dhe Marjanin, dy prej veteranëve të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre. Balluku u shpreh se ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj. Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre. Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik. ”Asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër...