Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

Nga Artan Fuga  Vendosja e një takse shtesë për shtëpitë dhe apartamentet dytësore ka vend për disa komente, besoj. Shtesa e një takse nuk është kaq e thjeshtë. Shekuj më parë të shtoje pak taksën për kripën, apo për kanellën, bëhej nami! Përmbysej gjysma e Evropës. Por, ata ishin bujkrobër, kishin sedër, ne jemi qytetarë, nuk merremi me punë taksash. Ne bëjmë skulptura se Koçi i Teto Sofkës! Edhe kur atë e bënin mbretër që edhe njerëzit i kishin pronë të tyre. Jo më në një demokraci kaq të zhvilluar sikurse jemi ne! Duket se kjo taksa e banesës së dytë është një masë popullore. Sikur me të preken vetëm manjatët e ndërtimeve, ata që kanë nga pesëdhjetë apartamente, apo disa shtëpi ku katet e...