Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Numër rekord rastesh të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat në Evropë
Evropa po përballet me një rritje të paprecedent të rasteve të sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat këtë vit, përfshirë ethet chikungunya dhe virusin e Nilit Perëndimor, duke krijuar një “normalitet të ri” për shkak të ndryshimeve klimatike, njoftoi sot Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). Agjencia tha se sezonet e mushkonjave po zgjasin dhe intensifikohen, për shkak të faktorëve klimatikë si temperaturat më të larta, verat më të gjata, dimrat më të butë dhe ndryshimet në reshje, duke krijuar një mjedis të favorshëm për përhapjen e viruseve. Drejtoresha e ECDC, Pamela Randi-Wagner, theksoi se Evropa po hyn në një fazë ku transmetimi i sëmundjeve nga mushkonjat bëhet më i gjatë, më i përhapur dhe më intensiv, duke u bërë një realitet i...