Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Industria e prodhimit të ar*ëve, PD akuzon Ramën: Kompanitë kanë kryer transaksione të dyshimta
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu ka denoncuar atë që po ndodh me shoqërinë KAYO dhe TIMAK. shpk. Ai i bën thirrje institucioneve të vendit që të hetojnë në lidhje me atë që po ndodh me KAYO dhe TIMAK DIFENSE, ndërsa theksoi se po cënohet sigurria kombëtare. ”Të nisin menjëherë një hetim të plotë dhe transparent për këtë aferë. Të verifikojnë ligjshmërinë, kriteret dhe standardet e sigurisë kombëtare të kompanive të krijuara. Të ndalojnë çdo veprim që rrezikon pasuritë strategjike dhe pronat ushtarake të vendit. Kjo aferë nuk është thjesht një skandal financiar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe me integritetin e institucioneve tona. Partia Demokratike do të vijojë ta ndjekë këtë çështje deri në fund, në mbrojtje të interesit publik...