Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Për çfarë luftuam dhe sakrifikuam!?”/ Ushtarët ukrainas pranë frontit, skeptikë për dorëzimin e territoreve
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në Shtëpinë e Bardhë dhe Donald Trump premtonte “mbrojtje shumë të mirë” për Ukrainën, në terren, pranë vijës së frontit në afërsi të Dobropillias, ushtarët ukrainas kanë dyshime të thella mbi këto zhvillime diplomatike dhe janë të qartë për një gjë: dorëzimi i territoreve ndaj Rusisë nuk është zgjidhje. Pjesëtarët e batalionit të 150-të të zbulimit dhe goditjes e marrin lajmin me skepticizëm, shkruan The Guardian. “Nga kush do të na mbrojë?”, thotë me ironi njëri prej tyre, duke reflektuar pasigurinë rreth qëndrimit të SHBA ndaj luftës. Por në terren, lajmet e ditës duken larg. Lufta, pas më shumë se tre vitesh, ka ritmin e saj. Pak më vonë, një skuadër niset për të lëshuar një dron bombardues. Pajisja...