‘Topi është në dorën e Izraelit’/ Hamasi ra dakord, Netanyahu pritet të vendosë deri të premten për marrëveshje armëpushimi në Gaza

‘Topi është në dorën e Izraelit’/ Hamasi ra dakord, Netanyahu pritet të vendosë deri të premten për marrëveshje armëpushimi në Gaza

Izraeli ka thënë se do t’u japë përgjigjen e tij ndërmjetësve ndërkombëtarë deri të premten lidhur me një plan të ri armëpushimi në Gaza të pranuar nga Hamasi, mes presionit në rritje për një armëpushim në një luftë që ka marrë jetën e më shumë se 62,000 palestinezëve. Pas protestave masive në Izrael që kërkonin një marrëveshje për të siguruar lirimin e 20 pengjeve të mbetura izraelite që mbaheshin gjallë në Gaza, u duk se Hamasi kishte ulur kërkesat e tij në lidhje me një shkëmbim të burgosurish me pengje, si dhe në lidhje me fushëveprimin e një “zone tampon sigurie” të kërkuar nga Izraeli. Sipas detajeve të raportuara të planit të propozuar, rreth gjysma e pengjeve të mbetura gjallë, si dhe trupate pajetë, do...