Sezoni veror/ Fluks i lartë hyrjesh dhe daljesh në Portin e Durrësit për muajin korrik

Sezoni veror/ Fluks i lartë hyrjesh dhe daljesh në Portin e Durrësit për muajin korrik

Nëpërmjet portit të Durrësit, kanë hyrë dhe dalë 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, duke shënuar edhe muajin me ritmin më të lartë të këtij sezoni turistik. Terminali i Trageteve ka operuar me kapacitet të plotë në të gjitha shërbimet e tij, përfshirë edhe agjencitë private dhe ato shtetërore. Në menaxhimin e fluksit kanë qenë të angazhuara Siguria Portuale, Policia Kufitare, agjentët doganorë dhe instancat e tjera ligjzbatuese, duke bërë të mundur pritjen e 83,116 pasagjerëve dhe përcjelljen e 27,933 të tjerëve. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, në këtë sektor kryesojnë shtetasit e huaj me 70,281 pasagjerë, ndërsa 40,768 janë shtetas shqiptarë që kanë përdorur transportin detar për pushime brenda apo jashtë vendit. Në krahasim me korrikun e vitit 2024,...