Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shumë “helm” në lajme – A mund të jetë gazetaria konstruktive një zgjidhje?
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Aja Kareco, një e re që ndjek me kureshtje përmbajtjet mediatike në Shqipëri, kryesisht ato të shkruara, thotë se i pëlqejnë ato ku ka zëra ekspertësh, veçanërisht për temat e shëndetit mendor si ankthi, stresi apo narcizizmi. “Mendoj se duhet të ketë më shumë përmbajtje pozitive nga rrethet, për agroturizmin, sipërmarrjet dhe më shumë histori frymëzuese. Duhen sjellë histori me vlerë për publikun”, na rrëfen e reja, e cila shton se shmang portalet mediatike që publikojnë tituj bombastikë, që sipas saj synojnë vetëm të tërheqin audiencë. “Për çfarë do të ishe shumë e interesuar për të lexuar nga rrethet?”, e pyesim të renë. “Fatkeqësisht nga rrethet dëgjohet vetëm kur ka kronikë të zezë. Do doja që nëpër rrethe, në zona rurale të kishte...