Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndriçohet kalaja e Himarës, ministri Gonxhja publikon pamjet: Investim që rrit vlerën turistike të saj
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë në rrjete sociale pamje nga kalaja e Himarës e ndriçuar, ndërsa shkruan se ky investim rrit vlerën turistike të kalasë. “Ndriçohet Kalaja e Himarës! Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore – MEKI ka aprovuar projektin e ndriçimit dekorativ të Kalasë së Himarës, duke i dhënë jo vetëm dritë, por edhe ngjyra që e bëjnë më madhështore këtë monument mbi 3500-vjeçar. Ky investim, i realizuar në një ansambël ku bashkëjetojnë banesa dhe objekte fetare, vjen si angazhim i Bashkië së Himarës, duke rritur kushtet për banorët dhe vlerën turistike të kalasë, e cila tashmë, falë këtij bashkëpunimi, vizitohet edhe në orët e mbrëmjes. Kalaja, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë, ka qenë qendër e rëndësishme historike dhe...