Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i moshuar ka tentuar të vetëvritet duke vetëdjegur me benzinë. Policia bën me dije se 76-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. “Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj“, njofton policia.