Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
RAVE mbyll verën me një super-eveniment në Prishtinë
Një nga netët më të paharrueshme të verës u shënua në kryeqytet, ku organizata RAVE solli një maratonë 14-orëshe muzike elektronike, nga ora 16:00 e pasdites deri në 06:00 të mëngjesit të ditës tjetër. Evenimenti u zhvillua në dy skena. Në Platonë e Pallatit të Rinisë performuan Hamze, Liburn, Fernando Costantini dhe në kulm, Sven Väth, legjenda e muzikës techno nga Gjermania, i cili për herë të parë solli setin e tij në Prishtinë, duke e mbyllur këtë fazë në mesnatë, shkruan KultPlus. Pas mesnate, energjia u zhvendos në Sallën e djegur të Pallatit të Rinisë, ku performuan Domenico Rosa, Quest, Adiel dhe Laurine, që e mbylli zyrtarisht këtë natë të gjatë plot ritëm. Ky super-eveniment shënoi përmbylljen e sezonit veror për RAVE, duke vulosur...