Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford: Bizhuteritë e kostumit më mahnitëse në Hollivud
Të krijuara me materiale të lira dhe gurë të rremë, këto bizhuteri të jashtëzakonshme janë veshur nga yjet më glamuroze të botës gjatë epokës së artë të Hollivudit, nga Joan Crawford te Liberace. Një libër i ri eksploron historinë e këtyre stolive të veçanta. Të gjithë e dimë se një varëse, një byzylyk apo një palë vathë tërheqës mund të plotësojnë një veshje, por shpesh harrojmë se, para se të shfaqeshin bizhuteritë e kostumit, këto ishin opsione vetëm për ata me gjendje të mirë financiare. Më parë, “gratë ose mbanin bizhuteri të shtrenjta ose nuk mbanin fare,” thotë historiania e bizhuterive Carol Woolton, autore e librit të ilustruar “Costume Jewelry” i botuar nga Taschen. Bizhuteritë e kostumit, domethënë, ato të krijuara me materiale të lira...