Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
MKRS për aktakuzën mbi “Sarajet e Vjetra”: Dëmi i shkaktuar është i pakthyeshëm
Në Ministrinë e Kulturës sot u mbajt një konferencë për media nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për rrënimin e ish-kompleksit “Sarajet e Vjetra”, i cili kishte mbrojtje të përhershme ligjore si aset i trashëgimisë kulturore. Bislimi tha se ministria mirëpret veprimin e prokurorisë dhe e vlerëson si hap drejt parandalimit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në vend. Ai theksoi se dëmi material për restaurimin e kompleksit do të kapte shifrën e 15 milionë eurove, por humbja e vlerave autentike është e pakthyeshme dhe e pamatshme, përcjellë KultPlus. Sekretari nënvizoi se MKRS po zbaton një program masiv të konservimit dhe restaurimit, por edhe ka shtuar masat inspektuese dhe bashkëpunimin me Policinë, Prokurorinë dhe...