Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“S’kanë arsye për të qëndruar aty”/ ASHK u akomodua në godinën e pallatit pa leje të sekuestruar, Rama publikon vendimin e arsyetuar të gjykatësit: Skandaloz!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pjesë nga arsyetimi i shkruar i gjykatësit Hazbi Balliu, në lidhje me një pallat të konfiskuar i cili ishte ndërtuar pa leje, dhe vendosjen në godinë të Agjencia Shtetërore e Kadastrës, pasi godina në të cilët ndodheshin ishte dëmtuar nga tërmeti. “Çlirimin’ e pallatit pa leje të konfiskuar, Rama e quan vendim skandaloz, duke theksuar se gjykatësi shprehet se nuk ka prova që ASHK nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë “ku bien tavanet e muret”. “Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore...