Berisha takim me deputeten italiane Erica Mazzetti: Bëhuni avokate e demokracisë shqiptare te ndërkombëtarët

Berisha takim me deputeten italiane Erica Mazzetti: Bëhuni avokate e demokracisë shqiptare te ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në zyrën e tij me deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti, një mike e kahershme e PD-së dhe mbështetëse e kauzës demokratike në Shqipëri. Në diskutim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike: Agron Gjekmarkaj, Belind Këlliçi dhe Enri Çeno. Në takim ishte i pranishëm edhe koordinatori i PD-së për Italinë, Bardhok Doda (njëkohësisht edhe koordinator për Forza Italia), si dhe Dritan Beqiri dhe Lindita Bimi. Në fokus të takimit ishte situata pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat Berisha i cilësoi si një ‘farsë elektorale’, duke theksuar se strukturat e PD-së po punojnë intensivisht për të dokumentuar manipulimet e kryera gjatë procesit zgjedhor. Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha: Takim me...