AFP: Putin propozoi Moskën për takimin dypalësh, Zelensky refuzon

AFP: Putin propozoi Moskën për takimin dypalësh, Zelensky refuzon

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar Moskën si vendi për të mbajtur takimin dypalësh me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky  gjatë bisedës telefonike me Donald Trump, thanë dy burime të njohura me çështjen. “Putin përmendi Moskën” gjatë telefonatës së të hënës, tha njëri nga burimet për AFP. Presidenti ukrainas, i cili ndodhej në Shtëpinë e Bardhë me liderët europianë në atë moment, “tha ‘jo’, bëri të ditur burimi. Lexo dhe: Trump: Putini mund të mos dojë marrëveshje, Zelensky duhet të jetë fleksibël! S'dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë