Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nis pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit, ja itinerari i lëvizjes së mjeteve
Ka nisur prej ditës së djeshme Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, peligrinazh që do të vazhdojë për një javë rresht.Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh, DVP Berat ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.Policia e Beratit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat,Kuçovë dhe Skrapar, janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve, para,gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”, pelegrinazh i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2025. Në zbatim të këtij plani masash, janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit...