FOTOT- Miratohet projekti i ri, stadiumit të Vlorës i shtohen 6 kulla

pamje nga projekti

VLORË-Këshilli Bashkiak i Vlorës miratoi me 30 vota pro dhe vetëm 4 vota të opozitës kundër projektin për rijetëzimin e kompleksit sportiv “Flamurtari”, pallatit të sportit dhe hapësirave urbane përreth. 
Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një ndërtesë me 40 kate. Kujtojmë se Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të stadiumit të ri që në vitin 2023, ku fituese e projektit u shpall studioja belge XDGA. Varianti fillestar i studios belge XDGA përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate. 

Në dokumentat e tenderit, Korporata e Investimeve thotë se gara do të fillojë me kriterin dysheme, sipas të cilit shteti duhet të përfitojë të paktën 45 për qind të sipërfaqes totale ndërtimore të projektit. Stadiumi, pallati i sportit dhe pishina kalojnë nën administrimin e Korporatës së Investimeve, e cila do të zbatojë PPP-ne. Konkretisht fituesi i tenderit do të ndërtojë një stadium me 12 mijë vende, pallatin e sportit 6 mijë metër katrorë dhe një pishinë olimpike, të cilat i kalojnë shtetit.
Në këmbim privati do të ketë të drejtën të ndërtojë 140 mijë metër katrorë kulla për banim, zyra dhe hotele. Sipas dokumentave të procedurës, i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 170 milionë euro.

900 0 1755596893xprojekti i ri 629

900 0 1755596984xprojekti i ri 2 520

900 0 1755596902xprojekti i vjeter 721