Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri. 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

Nis verifikimi i dëmeve nga zjarri. 57 veterinerë në terren, do vlerësojnë humbjet në Gramsh e Delvinë

Asnjë fermer nuk do të marrë dëmshpërblim për bagëtinë, stallën, parcelën apo shtëpinë e djegur nga zjarri pa përfunduar i gjithë inventarizimi i dëmit të shkaktuar nga flakët e zjarrit. Fermerët do të mbështeten nga qeveria vetëm pasi trupat inspektuese të veterinereve dhe agrumeve të kenë dorëzuar statistikat e sakta të dëmit që shkaktoi zjarri në blegtori dhe bujqësi. Më pas me anë të një vendimi nga Këshilli i Ministrave do të përcaktohet shuma dhe vlera e dëmit, e kjo me shumë gjasa do të ndodhë atëherë kur kryeministri do të formojë qeverinë e re. “Së pari do të përfundojë procesin e verifikimit dhe identifikimin e të gjithë dëmit, atëherë ashtu siç e tha dhe kryeministri do të vendoset për dëmshpërblimet”, thotë Sulejman Kullolli, drejtori...