Tri vatra aktive në vend/ Vijojnë flakët në Fushë Arrëz, dy fshatra të Tiranës dhe Parkun Natyror të Gërmenjës

Tri vatra aktive në vend/ Vijojnë flakët në Fushë Arrëz, dy fshatra të Tiranës dhe Parkun Natyror të Gërmenjës

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 2 vatra janë në monitorim. 1. Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës. 2. Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën...