Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Ministri i Jashtëm rus: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë rusët që historikisht kanë jetuar në këto troje. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, një ditë pas samitit në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas Donald Trump-it, është diskutuar edhe për “shkëmbime të mundshme territoresh”. “Dua të nënvizoj edhe një herë se kurrë nuk kemi folur thjesht për pushtimin e disa territoreve. As Krimea, as Donbasi, as Novorosia nuk kanë qenë objektiva si territore në vetvete. Qëllimi ynë ka qenë mbrojtja e njerëzve, e popullit rus, që ka jetuar në këto toka për shekuj me radhë, që i ka zbuluar këto toka, ka derdhur gjak për to, si në Krime...