Ben Blushi: Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Ben Blushi: Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Çështja është pse është e ndaluar të blesh kriptomonedha në Shqipëri? Ne i ngjajmë atyre njerëzve që në fillim të viteve 1900 kishin frikë nga makinat e reja prej hekuri dhe këmbëngulnin të shkonin në punë me mushka.Makinat e sotme financiare janë kriptot, mushkat dhe gomerët janë paratë tradicionale që kemi akoma në xhep. Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum.Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që shesin kriptomonedha.Atëherë provova një banke tjetër. Pastaj një tjetër, një tjetër dhe një tjetër.Katër banka rresht thanë jo.Nuk mund të them se nuk isha i përgatitur.Bankat kanë fituar me ligj të drejtën të vendosin se ku i investojmë ne paratë e tona.Nëse atyre nuk u pëlqen...