Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co”

Skandali me tenderin 2.3 milionë euro të Arkivave, Gjykata rikthen në garë firmën “Adel Co”

Një tender me vlerë rreth 2.3 milionë euro ka shkaktuar një përplasje të fortë mes dy firmave, me akuza të ndërsjella ndaj njëra tjetrës. Nga njëra anë firma “Kristalina” dhe nga ana tjetër firma “Adel Co”, të cilat kanë përplasur “brirët” jo vetëm në procedurën e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave por kanë bërë kallëzime dhe padira ndaj njëra tjetrës. Tenderi po hetohet edhe nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi njëra nga firmat bëri edhe kallëzim penal. Por ka edhe vendime të Agjencisë së Prokurimit Publik, apo edhe Komisionit të Prokurimit Publik, me vendime të kundërta me njëra tjetrën. Nëse njëra (APP-ja) i jep tenderin firmës “Kristalina”, tjetra (KPP) ia jep firmës “Adel Co”. Një histori me shumë të panjohura, aq më tepër edhe vendimmarrjet...