Posta e Kosovës shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare

Posta e Kosovës shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare

Posta e Kosovës, sot shënon Ditën Botërore të Fotografisë përmes emisionit të ri të pullave postare. Fotografia, si disiplinë artistike, por edhe si dukuri e ndriçimit të objekteve, ka preokupuar për dekada krijuesit kosovarë. Që nga çasti kur drita dhe hija filluan të rrëfejnë përmes objektivit, kjo formë shprehjeje u bë mjet dokumentimi, dëshmie dhe interpretimi. Edhe pse fotografitë e para të qyteteve tona u shkrepën nga vizitorë të huaj si Josef Székely e Auguste Leon, shumë shpejt fotografia u përqafua nga vetë krijuesit vendorë. Ahmet Zherka, me atelienë e tij në Gjakovë, shënon fillesat e këtij zanati në Kosovë. Në Prizren u veçuan familjet Koro dhe Mjeda, ndërsa më gjerë, emri i Marubit mbetet sinonim i pasionit për fotografinë në trevat shqiptare. Ky brez...