‘Laborator’ droge brenda banesës në Yzberisht, sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike dhe 22.5 litra vaj kanabisi / Pranga pronarit

‘Laborator’ droge brenda banesës në Yzberisht, sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike dhe 22.5 litra vaj kanabisi / Pranga pronarit

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie droge brenda një banese në Yzberisht. Si rezultat i operacionit, në pranga ka rënë pronari i shtëpisë, 61-vjeçari Shkëlqim Krrashi. Banesa, e cila ishte shndërruar në një “laborator” të vërtetë, përdorej për përgatitjen dhe paketimin e lëndëve narkotike për shitje. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi: Rreth 17 kg kanabis në formë çokollate, i ndarë në 69 paketime. 22.5 litra vaj kanabisi, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 500 mijë euro. 65 gramë kokainë. Dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë gjahu. Sipas burimeve të policisë, 61-vjeçari Krrashi, i cili nuk rezulton me precedentë penalë, dyshohet se e siguronte drogën dhe vajin nga Maqedonia e Veriut. Ai shiste...