Trump harron mikrofonin hapur, zbulohen fjalët për Vladimir Putin gjatë bisedës me Macron

Trump harron mikrofonin hapur, zbulohen fjalët për Vladimir Putin gjatë bisedës me Macron

Në një moment kur mikrofoni ka qenë i hapur, presidenti Donald Trump u duk sikur po i jepte siguri presidentit francez Emmanuel Macron se presidenti rus Vladimir Putin ishte serioz për të bërë paqe në Ukrainë. “Mendoj se ai do të bëjë një marrëveshje. Mendoj se ai do të bëjë një marrëveshje për mua,” i pëshpëriti Trump Macron-it në Sallën Lindore përpara se të fillonte takimi i tyre. “E kupton këtë? Sado çmendur të tingëllojë.” Trump kishte ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën për të diskutuar mbi ato që kishte biseduar me Putinin tre ditë më parë.Presidenti kishte fluturuar drejt Ankorazh-it, Alaska, për t’u takuar me Putinin – duke shënuar herën e parë që një...