Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nga Weapons te Materialists: Filmat më të mirë të vitit 2025 deri tani
Kritikët e BBC-së, Caryn James dhe Nicholas Barber, nxjerrin në pah premierat më të spikatura të këtij viti, duke përfshirë horror, romcom, thriller dhe dokumentarë. 1. WeaponsPas Barbarian, Zach Cregger e nis me zhdukjen e 17 fëmijëve nga shtëpitë e tyre në një natë periferike. Tregimi ndjek disa perspektiva, një mësuese (Julia Garner), një drejtor shkolle (Benedict Wong), një prind (Josh Brolin) dhe një polic (Alden Ehrenreich), duke përzier heshtjen, gjakun, surrealizmin dhe humorin. E influencuar nga Magnolia dhe Short Cuts, krijon një portret të ftohtë të jetës amerikane i maskuar si horror. 2. Highest 2 LowestSpike Lee rikoncepton High and Low të Kurosawa-s në Brooklyn. Denzel Washington luan David King, një manjat muzike, i cili përballet me dilemën morale kur djali i ndihmësit të...