Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump presion Zelenskit me hartën e Ukrainës, i tregon zonat që kontrollojnë rusët
Presidenti Donald Trump i prezantoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një hartë të madhe që tregonte se 20 për qind e vendit të tij është nën kontrollin rus. Harta mund të shërbejë si një mjet presioni mbi Zelensky-n për të marrë në konsideratë dorëzimin e disa territoreve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje paqeje. Ajo gjithashtu tregon se Trump është i gatshëm të ushtrojë presion mbi Ukrainën që të heqë dorë nga një pjesë e tokës për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe për të shpëtuar miliona jetë.Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë të hënën për bisedime historike me presidentin Donald Trump, të cilat synonin t’i jepnin fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Dy liderët mbajtën një ton shumë më miqësor se sa në përplasjen...