Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë, një shqiptar në Athinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Shën Panteleimonit në Athinë, ku një 35-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë. Sipas informacioneve paraprake nga autoritetet greke, viktima është qytetar shqiptar dhe dyshohet se është qëlluar me armë në kokë, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie dhe ekipi i ekspertëve kriminalistikë. Në zonë ndodhet edhe mjeku ligjor, i cili po kryen ekzaminimin fillestar të trupit të viktimës. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë.