Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Shtëpia me Gjethe” publikon katalogun “Mbresa”
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” njoftoi sot se ka dalë nga shtypi katalogu “Mbresa”. Katalogu “Mbresa” përmban një përzgjedhje të punimeve të realizuara nga nxënësit e shkollave të mesme që morën pjesë në programin edukativ “Mbresa”, të hartuar dhe vënë në jetë nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në kuadër të programit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “Edukimi mbi dhe përmes Kulturës”. Projekti synon të nxisë shprehjen e mendimit dhe të ndjenjave mbi të kaluarën komuniste nga brezi i ri, në formë artistike, duke pasur si burim frymëzimi vizitën në Muzeun “Shtëpia me Gjethe”./KultPlus.com