Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ministri Çeku: Aktakuzë për Prizrenin për cënim të trashëgimisë, radhën e ka Prishtina
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e paligjshëm të “Sarajit të Vjetër”, përcjell KultPlus. Çeku e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë, duke shtuar se dëmtimi i trashëgimisë kulturore është një plagë e rëndë për identitetin tonë kolektiv. Ai theksoi se Prokuroria ka vërtetuar tashmë se rrënimi i këtij objekti nuk ishte gabim teknik, por shkelje serioze që ka shkaktuar dëm të pariparueshëm. Në vijim KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku: Aktakuzë për Prizrenin për cënim të trashëgimisë, radhën e ka Prishtina U vërtetua ajo që kemi thënë prej fillimit. Rrënimi i paligjshëm i “Sarajit të Vjetër” në Prizren nuk ishte gabim, por shkelje e...